Shërbimet psikologjike kanë për qëllim mbështetjen emocionale, sociale, akademike tek fëmijët dhe adoleshëntët. Ato mund të përfshijnë punën me fëmijë që shfaqin vështirësi të caktuara psikologjike, vështirësi në rregullimin emocional, sjellje sfiduese, vështirësi në ndërveprim social, vështirësi në përshtatje, mungesë vetëbesimi apo sfida të tjera që ndikojnë në funksionimin e përditshëm. Përmes seancave psikologjike, fëmija dhe adoleshentet ndihmohet të kuptojë më mirë emocionet e veta, të zhvillojë mënyra më të përshtatshme të komunikimit, të ndërtojë marrëdhënie më të shëndetshme dhe të mësojë strategji për menaxhimin e sjelljes dhe përfshihen në jetën sociale dhe akademike.
Një pjesë shumë e rëndësishme e shërbimeve psikologjike është edhe puna me prindërit. Prindërit udhëzohen se si të kuptojnë sjelljet e fëmijës, si të reagojnë në mënyrë më mbështetëse dhe të krijojnë një ambient më të sigurt, më të qartë dhe më mbeshtetës për fëmijët. Benefitet e këtyre shërbimeve vërehen jo vetëm te fëmija, por edhe në familje. Kur prindërit kuptojnë më mirë nevojat emocionale dhe zhvillimore të fëmijës, rritet bashkëpunimi, zvogëlohen konfliktet dhe ndërtohet një marrëdhënie më e qetë dhe shëndetshme.
Shërbimet logopedike janë të fokusuara në stimulimin e komunikimit, gjuhës dhe të folurit. Ato janë të rëndësishme për fëmijët që kanë vonesë në të folur, vështirësi në artikulim, vështirësi në kuptimin e udhëzimeve, fjalor të kufizuar, vështirësi në ndërtimin e fjalive apo në përdorimin funksional të gjuhës në jetën e përditshme. Qëllimi i seancave logopedike nuk është vetëm që fëmija të shqiptojë më mirë fjalët, por edhe të përdorë komunikimin në mënyrë funksionale, të kërkojë, të përgjigjet, të tregojë, të bëjë pyetje, të shprehë nevoja dhe të ndërveprojë me të tjerët.
Për fëmijët e vegjël, puna logopedike shpesh realizohet përmes lojës, aktiviteteve të strukturuara dhe situatave natyrale të komunikimit. Kjo ndihmon që fëmija të mësojë në mënyrë më të lehtë, më motivuese dhe më të përshtatshme për moshën e tij.
Vlerësime psikologjike
Vlerësim i strukturuar i zhvillimit njohës, emocional, social dhe të sjelljes, përmes instrumenteve profesionale dhe testeve të standardizuara.
Vlerësime logopedike
Vlerësim i të folurit, gjuhës receptive dhe ekspresive, komunikimit, shqiptimit dhe aftësive të tjera që lidhen me zhvillimin gjuhësor.
Raporte profesionale dhe plane individuale të ndërhyrjes
Hartim i raporteve të detajuara dhe planeve individuale, bazuar në rezultatet e vlerësimit, nevojat dhe prioritetet zhvillimore të fëmijës.
Vlerësim i aftësive adaptive
Vlerësim i aftësive praktike, sociale dhe konceptuale që i mundësojnë fëmijës të funksionojë me sa më shumë pavarësi në jetën e përditshme.
Konsulta specialistike psikologjike
Konsulta profesionale për prindërit dhe kujdestarët lidhur me zhvillimin, sjelljen, mirëqenien emocionale dhe nevojat individuale të fëmijës.

