Shërbime psikologjike dhe logopedike

Shërbimet psikologjike kanë për qëllim mbështetjen emocionale, sociale, akademike tek fëmijët dhe adoleshëntët.
Shih më shumë

Terapi dhe ndërhyrje

Seanca terapeutike individuale të përshtatura sipas nevojave të fëmijës, në ambientet e Institutit KUTIA, në shtëpi dhe ambiente tjera përmes qasjeve specifike terapeutike.
Shih më shumë

Mbështetje për familjen dhe mjedisin e fëmijës

Udhëzim profesional që i ndihmon prindërit të kuptojnë nevojat e fëmijës dhe të përdorin strategji të përshtatshme në situatat e përditshme.
Shih më shumë

Zhvillim, edukim dhe ngritje profesionale

Programe teorike dhe praktike për zhvillimin e njohurive dhe aftësive në punën me fëmijët me nevoja të ndryshme zhvillimore.
Shih më shumë

Kutia 12 + vite në Kosovë

Nga këta psikologë udhëhiqet një ekip multidisiplinar profesionistësh, të përbërë nga psikologë, logopedë dhe ergoterapeutë, të cilët punojnë çdo ditë me fëmijë dhe adoleshentë me nevoja të ndryshme zhvillimore, emocionale, komunikuese, sociale dhe të sjelljes.

Në KUTIA, çdo fëmijë dhe adoleshent mbështetet përmes një qasjeje të individualizuar, e cila bazohet në nevojat, aftësitë dhe potencialin e tij. Puna profesionale përfshin vlerësime të strukturuara, hartimin e planeve individuale të ndërhyrjes, terapi psikologjike, logopedike dhe ergoterapeutike, si dhe aplikimin e qasjeve bashkëkohore dhe të bazuara në evidencë.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet profesionistëve, prindërve, edukatorëve dhe mësimdhënësve, KUTIA synon të krijojë një sistem të qëndrueshëm mbështetjeje, që ndihmon fëmijët dhe adoleshentët të zhvillojnë aftësitë e tyre, të përmirësojnë funksionimin e përditshëm dhe të arrijnë nivelin më të lartë të mundshëm të pavarësisë dhe mirëqenies.

0 +
Vite
0
Terapistë
0 +
Raste trajtuara
0 +
Metoda pune
Kontakto

Keni pyetje, na kontaktoni.