Trajnim dhe psikoedukim për prindër

Udhëzim profesional që i ndihmon prindërit të kuptojnë nevojat e fëmijës dhe të përdorin strategji të përshtatshme në situatat e përditshme.

Mbështetje në kopshte dhe shkolla

Bashkëpunim me edukatorët, mësimdhënësit dhe profesionistët e tjerë për të lehtësuar përfshirjen, pjesëmarrjen dhe funksionimin e fëmijës në mjedisin edukativ.

Plane individuale të ndërhyrjes në mjedise natyrore

Hartim dhe zbatim i strategjive të personalizuara në shtëpi, kopsht ose shkollë, për të mundësuar përdorimin e aftësive të mësuara në jetën e përditshme.

Takime sistematike me prindër

Takime edukative sipas nevojës dhe kërkesës së prindërve, të fokusuara në zhvillimin e fëmijës në secilin mjedis, përmirsimin e komunikimit, menaxhimin e sjelljes dhe fuqizimin e rolit të prindit në përballjen me vështirësitë/shqetësimet e fëmijës.