Kush është Kutia?
Instituti i Shërbimeve Psikologjike dhe Sociale KUTIA ka filluar veprimtarinë e tij në vitin 2021, me misionin për të ofruar shërbime profesionale, të integruara dhe të përshtatura për fëmijët, adoleshentët dhe familjet e tyre.
Instituti është themeluar nga Pajtim Xhylani, psikolog klinik, dhe Festona Avdiu, psikologe këshillimi, profesionistë të shëndetit mendor me mbi 12 vjet përvojë në punën me fëmijë, adoleshentë dhe familje.
Shërbimet tona
Shërbime psikologjike dhe logopedike
Terapi dhe ndërhyrje
Mbështetje për familjen dhe mjedisin e fëmijës
Zhvillim, edukim dhe ngritje profesionale
Kutia 12 + vite në Kosovë
Nga këta psikologë udhëhiqet një ekip multidisiplinar profesionistësh, të përbërë nga psikologë, logopedë dhe ergoterapeutë, të cilët punojnë çdo ditë me fëmijë dhe adoleshentë me nevoja të ndryshme zhvillimore, emocionale, komunikuese, sociale dhe të sjelljes.
Në KUTIA, çdo fëmijë dhe adoleshent mbështetet përmes një qasjeje të individualizuar, e cila bazohet në nevojat, aftësitë dhe potencialin e tij. Puna profesionale përfshin vlerësime të strukturuara, hartimin e planeve individuale të ndërhyrjes, terapi psikologjike, logopedike dhe ergoterapeutike, si dhe aplikimin e qasjeve bashkëkohore dhe të bazuara në evidencë.
Përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet profesionistëve, prindërve, edukatorëve dhe mësimdhënësve, KUTIA synon të krijojë një sistem të qëndrueshëm mbështetjeje, që ndihmon fëmijët dhe adoleshentët të zhvillojnë aftësitë e tyre, të përmirësojnë funksionimin e përditshëm dhe të arrijnë nivelin më të lartë të mundshëm të pavarësisë dhe mirëqenies.
